Çmimi i produkteve të miellit nga sot 1 korrik 2019 janë rritur, rritje nuk ka pësuar vetëm buka e cila vazhdon të jetë 45 dinarë, kurse bukrekët prej sa ishin 80 dinar nga sot kushtojnë 100 dinarë, tostat prej 80 dinarë në 100 dinarë, kiflet që kanë kushtuar 40 dinarë nga sot kushtojnë 50 dinarë si dhe janë rritur të gjitha produktet tjera që mund ti bleni në furrat në qytetin e Preshevës
Këtë e konfirmuan për Rtv Aldi, pronarët dhe menaxherët e furrave në qytetin e Preshevës.
Sipas furrtarëve, deri kjo rritje e çmimit ka ardhur si pasojë e rritjes së çmimit të miellit./rtvaldi.com