Presheva sot u zgjua me postera ''KU ËSHTË KUFIRI?''

Presheva sot u zgjua me postera "KU ËSHTË KUFIRI?''

Hapja e vendkalimit kufitar Miratoc – Llojan për qytetarët e të dy anëve ka qenë një premtim i kamotshëm i politikanëve të ndryshëm nga komuna e Preshevës dhe asaj të Kumanovës. Premtimi për hapjen e kësaj pike kufitare ka qenë një ndër shtyllat e propagandës politike edhe të APN-së dhe udhëheqësit të sajë Shqiprim Arifi.

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, për herë të parë ka premtuar me garanci se kufiri Miratoc – Llojan pas një takimi me Ministrin Serb të Mbrojtjes Gjorgjeviq në vitin 2016. Kjo deklaratë e Arifit erdhi si nevojë për të shuar pakënaqësitë e krijuara nga popullata në lidhje me takimin mes këtyre dy të fundit.

Me kalimin e kohës dhe rritjen e pritjeve nga qytetarët e Preshevës për hapjen e këtij kufiri, Shqiprim Arifi filloi të flasë për data kur edhe do të hapet zyrtarisht ky vendkalim kufitar. Data për të cilën fliste Shqiprim Arifi bindshëm se do të hapet, është dita e sotme, respektivisht 01 korriku i 2019.

Posterat që sot në mëngjes u vërejtën nëpër Preshevë paraqesin një aksion nga Forumi Rinor i Partisë për Veprim Demokratik në shenjë proteste për mos realizimin e premtimit nga ana e kryetarit të Preshevës Shqiprim Arifi.