Hajdari: Vendi mbeti pa të djathtë dhe me një autokrat

Hajdari: Vendi mbeti pa të djathtë dhe me një autokrat

Pas zgjedhjeve kryetarja e Grupit Parlamentar Demokrat, Rudina Hajdari shkruan se sot vendi sot është pa një të djathtë dhe me një autokrat si Edi Rama.

“Ndonjëherë duhet të dështosh tërësisht në diçka në mënyrë që të marrësh drejtimin e duhur. Mungesa e demokracisë brenda partive ka shkatërruar vijat ideologjike, duke e lënë vendin pa një të djathtë dhe me një autokrat”, shkruan ajo.

Sipas Hajdarit e djathta është në një moment vendimtar dhe se ringritja e së djathtës klasike është e domosdoshme.

“Çfarë do ndodhë nga sot e në vazhdim do jetë vendimtare për të djathtën. Ringritja e së djathtës klasike është e domosdoshme dhe teoria e ardhjes në pushtet me forcë duhet të marrë fund”, shprehet ajo.