Meta uron javë të mbarë nga Prishtina, nën shoqërinë e kryeministrit Haradinaj

Kreu i Shtetit shqiptar Ilir Meta ndodhet për një vizitë në Kosovë.

Mëngjesin e sotëm Presidenti i uron shqiptarëve një javë të mbarë nga Prishtina me borë.

Meta ndodhet nën shoqërinë e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme, Meta pati një takim me familjen e Presidentit Ibrahim Rugova.

“Të dashur miq, kënaqësi të takohesha në Prishtinë me familjen e dashur të Presidentit Rugova, për të kujtuar veprën e tij të pavdekshme.

 Urtësia dhe largpamësia e tij na duhen edhe sot, po aq sa dje”, shkroi Meta.