Forumi Rinor i PVD-së zhvillojnë aktivitetin ''Shqiprim...1 korriku erdhi, ku është kufiri?''

Forumi Rinor i PVD-së zhvillojnë aktivitetin ''Shqiprim...1 korriku erdhi, ku është kufiri?''

Meqenëse dje ishte 1 korriku, datë të cilën Shqiprim Arifi e premtoi si definitive për hapjen e kufirit Miratoc - Llojan, një grup i Forumit Rinor të Partisë për Veprim Demokratik zhvilloi një aktivitet rrugor në tërë komunën e Preshevës, i cili si qëllim kishte demaskimin e mashtrimit të kryetarit të komunës dhe të APN dhe lojën e tij me ndjenjat e qytetarëve të komunës së Preshevës me një temë kaq të ndieshme siç është hapja e kufirit Miratoc - Llojan.

Fotografinë të cilën vet kryetari aktual e kishte publikuar në vendkalimin kufitar Miratoc - Llojan, aktivistët e FR të PVD e vendosën në tërë komunën e Preshevës me mbishkrimin "Shqiprim...1 korriku erdhi, ku është kufiri?".

Kurse para objektit të komunës së Preshevës aktivist të Forumit Rinor vendosën një piramidë me disa pyetje dhe mbishkrime si: "Shqiprim, sot 1 korriku...kufiri a u hap?", "1 korriku = 1 prilli i Shqprimit", "Sot ditë feste apo ditë zhgënjimi?", "Deri kur me mashtrime?" etj.

Forumi Rinor i Partisë për Veprim Demokratik ditëve në vijim pret të shohë se cila do të jetë data e ardhshme "definitive" sipas Shqiprim Arifit për hapjen e kufirit Llojan Miratoc!