Qershori ishte muaji më i nxehtë ndonjëherë në Evropë

Qershori ishte muaji më i nxehtë ndonjëherë në Evropë

Muaji që lamë pas do të hyjë në histori si më i nxehti ndonjëherë në Europë. Ndërkohë shkencëtarët paralajmërojnë se valët e nxehtësisë në të ardhmen mund të bëhen të zakonshme, transmeton Gazeta Express.

Hulumtimet e reja kanë gjetur se valët e nxehtësisë ka shumë më shumë gjasa të ndodhin tani se sa para një shekulli.

Temperatura mesatare e matur në Europë për këtë muaj është për 2 gradë Celcius më e madhe se mesatarja më e lartë e arritur ndonjëherë.

Vala e nxehtësisë që kaploi pjesë të mëdha të Europës javën e kaluar, theu rekorde historike për temperaturën më të lartë në Francë, Zvicër, Austri, Gjermani, Çeki dhe Spanjë.

Mjekët kanë paralajmëruar personat e moshuar që të qëndrojnë larg diellit gjatë mesit të ditës.

Vala e nxehtësisë tani është bartur në Europën Juglindore. Në Ballkan sot temperaturat kanë arritur deri në 39 gradë Celcius.