Kryeministri Zaev paralajmëron ndryshimin e mbi 30 drejtorëve

Kryeministri Zoran Zaev paralajmëron rikonstruim të gjerë të eshalonit të dytë dhe të tretë deri në fund të kësaj jave.

Sipas tij, në seancën e radhës do të propozohet ndryshimi i 30 drejtorëve, por pa shpjeguar nëse të njëjtit janë vetëm nga partia e tij apo ka edhe drejtor të cilët i përkasin partnerëve të koalicionit.

Paraprakisht, Zaev ndërroi 6 ministra ndërsa nuk ka përjashtuar edhe ndryshime tjera në formacionin e tij qeverisës.