Kryetari Shaip Kamberi zhvillon drekë pune me kongresistin amerikan Eliot Engel

Kryetari Shaip Kamberi zhvillon drekë pune me kongresistin amerikan Eliot Engel

Kryetari i Komunës së Bujanocit, njëherit i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, ka zhvilluar një drekë pune me kongrestin amerikan Eliot Engel.

Lajmin mbi takimin e sotëm në Beograd, ndërmjet kryetarit Kamberi dhe kongresistin Eliot Engel, e ka bërë të ditur i pari i Bujanocit nëpërmjet profilit zyrtar në facebook, ku ka shkruar:

“Me Kongresistin amerikan dhe kryesuesin e Komitetit për politikë të jashtme Eliot Engel, në një drekë pune në Beograd, diskutuam për pozitën e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe perspektivat në bisedimet Kosovë – Sërbi”.

Ai më tej ka shkruar se: “Kongresisti Engel asnjëherë nuk pushoi në angazhimin e tij për t’i kontribuar çështjes shqiptare.”

Kujtojmë se, muaj më parë, kryetari Shaip Kamberi, bashkë me Ardita Sinanin e PVD-së dhe Ragmi Mustafën e PDSH, kishin zhvilluar një vizitë zyrtare në SHBA, me ç’rast patën zhvilluar takime të rëndësishme në Senat, Kongres dhe Departamentin e Shtetit në Washington DC.

Edhe takimi i sotëm “Kamberi-Engel” dhe vizita e një muaji më parë, janë zhvilluar rreth bisedimeve Kosovë-Serbi dhe perspektivës së Luginës së Preshevës në ketë proces.