Samsung akuzohet për pretendime të rrejshme në lidhje me rezistencën ndaj ujit të telefonave të tyre

Samsung akuzohet për pretendime të rrejshme në lidhje me rezistencën ndaj ujit të telefonave të tyre

Samsung tashmë prodhon telefona të qëndrueshëm ndaj ujit. Galaxy S5 nga 2014 kishte një vlerësim IP67 dhe mund të përballonte zhytje deri në 30 minuta, në thellësi prej 1 metër ose më pak.

Galaxy S7 ishte telefoni i parë IP68 që mund të përballonte zhytje deri në 1.5 metra ujë për 30 minuta. 

Të gjitha telefonat anësorë të kompanisë kanë mbajtur të njëjtin vlerësim të IP që nga ajo kohë.

Komisioni Australian i Konkurrencës dhe Konsumatorit është marrë me pretendimet e Samsung. 

Mbikqyrësi thotë se Samsung ka bërë “pretendime të rreme dhe mashtruese” në reklamimin e rezistencës ndaj ujit të disa telefonave Galaxy. 

Prandaj, komisioni ka vendosur të dërgoj çështjen e Samsung në Gjykatën Federale.

Problemi i ACCC është se reklamat e Samsung tregojnë se pajisjet do të jenë në rregull me ekspozimin ndaj të gjitha llojeve të ujit, duke përfshirë ujërat e oqeanit dhe pishinat, dhe se “nuk do të dëmtohen nga ekspozimi në ujë”. 

Pretendimi këtu është se Samsung ka shfaqur njerëz në reklamat e tyre duke përdorur pajisjet në pishina dhe plazhe edhe pse çertifikimi IP68 përmend në mënyrë eksplicite ujë të freskët. 

Komisioni ka mbledhur 300 shembuj të reklamave të tilla.

Mbikqyrësi i konsumatorit shton se Samsung ka mohuar pretendimet e garancisë për konsumatorët, telefonat e të cilëve janë dëmtuar pasi janë përdorur në ujë. 

Më pas ai thekson se faqja e internetit e Samsung-ut përmend se seria e re e Galaxy S10 nuk është “e këshilluar për përdorim në plazh ose pishinë”. 

Kështu që ACCC po fillon veprim gjyqësor kundër Samsung dhe do të kërkojë ndëshkime.