Fillon sinjalizimi në shqip i rrugëve në Bujanoc

Fillon sinjalizimi në shqip i rrugëve në Bujanoc

Punëtorët e Departamentit për investime dhe zhvillim pranë Administratës komunale dhe ata të NP “Komunalisë”, sot kanë filluar  vendosjen e sinjalizimeve rrugore në qytetin e Bujanocit.

Këto sinjalizime, po vendosen në rrugët kryesore të qytetit, rrespektivisht në hyrje/dalje, ku më pas,  i tërë qyteti dhe fshtrat për-rreth do të jenë të shenjëzuara plotësisht.

E veçanta e këtyre sinjalizimeve është dygjuhësia e përdorur, “serbisht/shqip”, ngase muaj më parë, kompania shtetëore “Srbija Putevi”, kishte vendosur tabela vetëm në gjuhën serbe me shkrim cirilik.

Tanimë, dygjuhësia në Komunën e Bujanocit është evidente në çdo element, madje edhe në rrugët rajonale që prekin territorin e Komunës së Bujanocit.