“Kemi vepruar në bazë të rregullores, iniciativa e deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale i është dërguar qeverisë”, ka thënë Veseli pas mbledhjes së Kryesisë
I pyetur se kur do t’i dërgohet demarkacioni Kuvendit, ai ka thënë se ende nuk kanë asgjë pasi Komisioni Parlamentar nuk ia ka sjellë Projektligjin Kryesisë në kohën e duhur.
Veseli ka bërë të ditur se vazhdimi i seancës së radhës do të jetë më 25 janar.