Haradinaj shkarkon zv/ministrin Maxhuni që mbante këmbët në dritare të veturës zyrtare

Haradinaj shkarkon zv/ministrin Maxhuni që mbante këmbët në dritare të veturës zyrtare

Ditë më parë, zv/ministri Maxhuni gjatë një udhëtimi me veturë zyrtare, mbante këmbët në xhamin e përparmë të veturës.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, mëngjesin e sotëm ka liruar nga detyra zëvendësministrin e Bujqësisë Shukri Maxhuni.

“Sot kam liruar nga detyra zëvendësministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shukri Maxhuni”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ditë më parë, zv/ministri Maxhuni gjatë një udhëtimi me veturë zyrtare, mbante këmbët në xhamin e përparmë të veturës.

Ky veprim i tij, pas raportimit të shumtë në media ngjalli reagime të shumta.

Reagim erdhi edhe nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili i ka kërkuar kryeministrit Ramush Haradinaj të shkarkojë atë.