Shumica nga ata që u ndaluan,48, ishin nga rrethi i Koper, Ilirska Bistrica dhe Piran, ndërsa pjesa tjetër ishin nga Pakistani, Bangladeshi, Afganistani, India dhe Turqia.
Mediat sllovene shkruajnë që disa nga të arrestuarit janë nga Republika e Kosovës.
Vetëm disa imigrantë kanë kërkuar azil në Slloveni, ndërsa pjesa tjetër janë dorëzuar në duart e autoriteteve kroate, transmeton Indeksonline.
Ministria e Brendshme e Sllovenisë kanë treguar se deri më tani në vitin 2019-të, 5345 persona janë kapur duke e kaluar në mënyrë ilegale kufirin me Kroacinë.