Drejtori i bibliotekës së qytetit Erxhan Ramadani për televizionin Aldi tha se biblioteka e qytetit përfshin një numër të madhë të lexuesve si dhe 13 tituj janë më të lexuar. Gjithashtu z.Ramadani foli edhe për kushtet që posedon kjo bibliotek me numrin e punëtorëve që ka në qendër ashtu edhe në degët e saja nëpër fshatra.
Zeqirja Fazliu profesor i biologjisë që nga viti 1965-66 është lexues i rregullt në bibliotekën e qytetit dhe na tregoi për përshtypjet e tij rrethë punës në bibliotek si dhe i këshilloi të gjithë të rinjët që mos ta kalojnë kohën nëpër kafene por të pasurohen me dijeni duke lexuar libra.
Ndërsa Shqiprim Veliu gjithashtu lexues i rregullt në këtë bibliotek librin e quan të vetmin shokë. Ai pasi që ka përfunduar studimet në mjekësi nuk ndalet duke hulumtuar më të rejat rreth profesionit të tij.
Vitrinat e librave në bibliotekën e qytetit '' Mehmet Jusufi'' janë të mbushura, por ne shpresojmë që me kalimin e viteve këto vitrina të pasurohen edhe më shumë me vepra nga shkrimtarët vendor sidhe me atë të huaj.