Sadriu: I dashur kongresmen, të kërkojmë ndjesë, por kjo nuk është Presheva të cilën e ke pa dje, të heshtur, të nxirë, të zbehtë e pa mikpritje!

Sadriu: I dashur kongresmen, të kërkojmë ndjesë, por kjo nuk është Presheva të cilën e ke pa dje, të heshtur, të nxirë, të zbehtë e pa mikpritje!

Dje, Kongresisti Amerikan Eliot Engel vizitoi Preshevën. Në lidhje me vizitën dhe pritjen e organizuar për zotin Engel, ka reaguar nënkryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ilir Sadriu

Më 04 korrik në ditën e shënimit të Pavarësisë së SHBA-ve, Komunën tonë e vizitoi një prej miqëve më të mëdhenj të kombit shqiptar, Kongresisti Amerikan Eliot Engel, vizitë të cilën e nxiu kryetari i Komunës së Preshevës, ku përveç fotografisë së vet, nuk u lodh për të organizuar asnjë aktivitet, ndërsa Kryetari i Kuvendit as që u pa të jetë diku gjatë kësaj dite, duke e shpërfill kështu edhe organin vendimarrës tash e sa kohë. Pra, kjo vizitë u karakterizua ashtu siç dëshiroi Beogradi, të i mohohet qytetarëve të komunës së Preshevës dëshira dhe vullneti i tyre për ta takuar dhe për ti dhënë mikëpritjen e duhur këtij miku të madh të shqiptarëve, veçmas kur shqiptarët e Luginës së Preshevës pritjet më të mëdha për lirinë e tyre dhe bashkimin me Kosovë i kanë në SHBA.

I dashur kongresmen, të kërkojmë ndjesë, por kjo nuk është Presheva të cilën e ke pa dje, të heshtur, të nxirë, të zbehtë e pa mikpritje!

Shqiptarëve të Luginës së Preshevës ka kohë që i mungojnë të drejtat themelore, Lugina sot është rajoni më i varfër në Serbi dhe më i diskriminuar në Evropë, ju mohohen të drejtat elementare të garantuara nga Këshilli Evropian si flamuri, tektset shkollore në gjuhën shqipe, diplomat e shumë çka tjetër, por kurr nuk iu ka munguar mikpritja!

Presheva e vogël, ka pasur, ka dhe do të ketë njerëz atdhedashës e biznese burimore, por mjerisht po udhëhiqet me politikë mashtruese!