Suzanne Eaton, 59 vjeçe, ishte duke marrë pjesë një një konferencë të organizuar nga Akademia Ortodokse në pjesën veriperëndimore të Kretës, ku besohet se është zhdukur gjatë një vrapimi më 2 korrik.
Policia greke e gjeti trupin e shkencëtares të hënën në mbrëmje. Lajmin e bëri të ditur Instituti i Planck-ut në Universitetin e Dresdenit në Gjermani, ku e ndjera punonte si biologe.
Ky institut njoftoi se autoritetet lokale thanë se ende nuk i kanë përfunduar hetimet sa i përket këtij rasti dhe për motivin e mundshëm të vrasjes.
“Jemi thellësisht të shokuar dhe të pikëlluar nga kjo ngjarje tragjike. Ajo ishte një shkencëtare e jashtëzakonshme dhe frymëzuese, një grua dhe nënë e dashur, atlete dhe person i shkëlqyeshëm për të gjithë ne”, thuhet në deklaratën e institutit.
Eaton ishte bashkëshortja e shkencëtarit britanik, Tony Hyman, dhe ishte nënë e dy fëmijëve, Max-it dhe Luke-s, shkruan “CNN”.