Arrest shtëpiak për 23 të dyshuarit lidhur me rastin e patentë shoferëve

23 persona të arrestuar në rastin e dyshimeve për dallavere me patentë shoferë janë liruar nga Gjykata.

Të gjithë të dyshuarve Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar masën e arrestit shtëpiak.

Gjykata ka hedhur poshtë kërkesën e Prokurorisë Themelore për masën e paraburgimit për shumicën e të dyshuarve, kështu e kanë ndryshuar atë në arrest shtëpiak.

Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar edhe avokati Nazim Mehmeti i cili përfaqëson njërin nga të arrestuarit si i dyshuar për rastin, Naser Llugaliu, duke thënë se ky vendim është marrë para rreth një ore.

Në rastin e patentë shoferëve të arrestuar ishin 23 persona, 16 prej tyre zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës që udhëhiqet nga Pal Lekaj.