Aston Martin DBS GT Zagato me grill që mund të hapet

Stil dinamik, si dhe shumë funksional

Modelin DBS GT Zagato, Aston Martin e ka paralajmëruar para disa muajve, duke sjellë edhe disa pjesë të dukjes që do të ketë.

Tani janë shpërndarë edhe imazhet e këtij modeli që prodhohet gjatë vitit që vjen, grilli i së cilit hapet kur është në lëvizje, ndërsa mbyllet kur të parkohet.

“Ky model nuk është i bazuar vetëm në bukurinë, por edhe dramën. Grilli është shumë dinamik, duke bërë që kur është i parkuar të duket se po pushon, ndërsa kur lëvizë të pranishmëve iu duket sikur është ngjallur” Ka thënë Marek Reichman, drejtor kreativ i kompanisë.

Lansimi i Aston Martin DBS GT Zagato, ende nuk dihet se kur do të bëhet, ndërsa thuhet se do të hyjë në prodhim gjatë vitit që vjen, me këtë dukje shumë të mirë.