Lirohet nga paraburgimi kosovarja që gënjeu Zvicrën se ishte mjeke

Lirohet nga paraburgimi kosovarja që gënjeu Zvicrën se ishte mjeke

Ilire I, ishte arrestuar gjatë muajit maj në Zvicër pasi që e njëjta besohet se i ka marrë 212 mijë franga nga fqinji i saj Georg G, duke u paraqitur si mjeke e rreme.

Sipas gazetës zvicerane “20 minutes”, thuhet se edhe persona të tjerë kishin rënë pre e mashtrimit duke dhënë paratë e tyre,.

Të martën e akuzuara është liruar nga paraburgimi. Këtë e ka konfirmuar avokati i saj.

Por, hetimet ende nuk janë mbyllur. Ndërkaq, vlen të përmendet se ajo po mbrohet nga ish-avokati i Loredana Zefit. Edhe ndaj kësaj të fundit prokuroria po heton për mashtrim.