Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi është zënë marrë me fajde dhe detyrim. Sipas njoftim rasti ka ndodhur në fshatin Zhur në Prizren, ndërsa të dyshuarit i është konfiskuar një celular.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti është zënë në flagrancë duke u marrë me veprat e cekura. Si provë materiale nga i dyshuari është konfiskuar një celular”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.