Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin e gjinisë mashkullore, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me viktimën e gjinisë femërore (motrën e tij) e kishte sulmuar fizikisht atë duke e goditur me grushte.
Pas rastit i dyshuari është arrestuar nga njësitet policore dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.