Pas valës së nxehtësisë në alpet franceze, krijohet liqeni në lartësi 3 mijë metra

Një alpinist në Alpet franceze në fund të qershorit bëri një foto që është e pabesueshme dhe shqetësuese.

Siç raporton Independent, Bryan Mestre u trondit kur zbuloi një liqen në zonën e malit Blanc në një lartësi prej rreth 3,400 metra.

Ai postoi foton në Instagram duke thënë se ishte ngjitur në atë zonë për vetëm dhjetë ditë pasi kolegu i tij Paul Todhunter u ngjit në të njëjtin vend për të cilin thoshte se ishte i mbuluar me borë.

Por në periudhën midis dy ngjitjeve të tyre, një nga valët më të forta të nxehtësisë në Evropë u krijua, gjë që gjithashtu ndikoi në zonën ku ata u ngjitën.


Ndryshe, në fund të qershorit në Francë është regjistruar rekord i temperaturës që nga viti 2003 dhe është regjistruar një rekord prej 45,9 gradë Celsius.

Edhe rajoni Mont Blanc këtyre ditëve theu rekordin e vet duke regjistruar një temperaturë prej 9.3 gradë Celsius. /