Operacion mes Palermos dhe New York-ut, shkatërrohen lidhjet mes Cosa Nostras dhe familjes Gambino

Operacion mes Palermos dhe New York-ut, shkatërrohen lidhjet mes Cosa Nostras dhe familjes Gambino

Në Itali, forcat operacionale të qytetit të Palermos, kanë vënë në pranga 19 persona të dyshuar se i përkasin grupeve mafioze të klaneve mafioze Inzerillo dhe Gambino.

Mes të arrestuarve është dhe kryebashkiaku i Torretës, Salvatore Gambino.

Hetimi është shtrirë dhe në New York, ku FBI-ja është vënë në kërkim të dhjetëra anëtarëve të tjerë të klaneve mafioz, shkruan javanews.al.

Në Palermo ishte ora tre e natës. Nga ana tjetër e globit, në New York-un me shi, ora shënonte nëntë.

Një mesazh në WhatsApp nga Mesdheu kapërceu oqeanin.

Forcat e karabinierisë italiane dhe FBI u vunë në lëvizje.

Në Itali në rrugët e Passo di Rigano, Boccadifalco, Torretta kurse në metropolin amerikan, në Brooklyn, Staten Island dhe New Jersey.

Nga Sicilia në Shtetet e Bashkuara, mafia e vjetër e Inzerillo dhe Gambinos është kthyer për të qenë e fortë.

Bëhet fjalë për mafian, të cilën kreu i “Squadra Mobile” Boris Giuliano e kishte hetuar në vitet ’70 dhe më vonë dhe gjyqtari Giovanni Falcone.

Sot, hetimi i fundit nga Palermos, i koordinuar nga prokurori Francesco Lo Voi dhe Salvatore De Luca, ka zbuluar një kthim dramatik në të kaluarën.

Në Palermo gjatë natës u kryen 19 arrestime të anëtarëve të klaneve Inzerillo dhe Gambinos kurse në SHBA ka nisur kërkimi i disa dhjetëra të tjerëve.

Në pranga ka rënë gjithashtu një i dyshuar i papritur që konsiderohet “i disponueshëm”. Bëhet fjalë për kryebashkiakun e Torretës, Salvatore Gambino.

Inzerillo dhe Gambino u mbajtën nën kontroll ditën dhe natën nga sektori i krimit të organizuar, drejtuar nga Gianfranco Minissale.

Fortesa e klanit Inzerillo ishte e vendosur në zonën e Passo di Rigano kurse Gambinët ishin përqendruar në qytetin e Torretës.

“Squadra Mobile”, e drejtuar nga Rodolfo Ruperti, po përpiqet të vërë në pranga të kaluarën, e cila mesa duket do të rikthehet në të tashmen dhe të jetë e pranishme, pas vdekjes së Totò Riinës.

Në vitet tetëdhjetë, “tirani“ i Cosa nostra, i kishte nxjerrë jashtë skene Inzerillo-t.

Ata që mbetën gjallë nga lufta mes klaneve, u larguan në mërgim në SHBA.

Por duket se prej pak kohësh, ata janë rikthyer në Itali, me një synim të vetëm, të rimarrin Palermon.