Drecun: Vizita e Macronit në Serbi, goditje e madhe për Kosovën – Haradinaj bëri thirrje që të armatosen

Drecun: Vizita e Macronit në Serbi, goditje e madhe për Kosovën – Haradinaj bëri thirrje që të armatosen

Kreu i të ashtuquajturit Komitet për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka komentuar vizitën e presidentit të Francës, Emmanuel Macron në Serbi.

Ai ka thënë se në Prishtinë kjo vizitë e Macronit është parë si tragjike dhe goditje shumë e madhe.

Sipas tij, kjo pasi çdo forcim i Serbisë në nivelin ndërkombëtare dhe ndërtim i partneritetit me vendet më me ndikim në Evropë, nënkupton se ato nuk përkrahin Kosovën.

Ai ka thënë se qëndrimi i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, se Prishtina duhet të armatoset nëse në fund të negociatave me Serbinë nuk arrihet njohja e ndërsjellët, tregon se sa e dhimbshme është për ta marrëdhënia e Serbisë me Francën.

Drecun tutje thotë se pavarësisht dallimeve në çështjen e Kosovës, Beogradi dhe Parisi po ndërtojnë një partneritet të ri, më dinamik dhe më të gjithanshëm.