Çitaku pas dorëheqjes së Haradinajt: Kjo nuk është drejtësi

Çitaku pas dorëheqjes së Haradinajt: Kjo nuk është drejtësi

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka reaguar pas dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj dhe ftesës si i dyshuar nga Specialja.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se kjo nuk është drejtësi.

“Kjo nuk është drejtësi.#RamushHaradinaj”, ka shkruar Çitaku.

Në fund të mbledhjes së Qeverisë ai ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme. Haradinaj ka njoftuar se do të paraqitet në Hagë javën e ardhshme.

“Kam dhënë dorëheqje prej kryetarit të qeverisë. Nga ky moment japim dorëheqje si qeveri. Jam ftuar të intervistohem si i dyshuar nga Specialja.  Javën tjetër do të kem paraqitje. E kam vlerësuar se s’mundem  mu paraqitë si kryetar i qeverisë edhe me rujt nderin e kryetarit të qeverisë dhe shtetit”ka deklaruar Haradinaj.