Çka ndodh me Qeverinë pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt, a shkon vendi në zgjedhje

Çka ndodh me Qeverinë pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt, a shkon vendi në zgjedhje

Kreyministri Ramush Haradinaj tashmë në largim tha se dorëheqja vjen për shkak të ftesës që ka marrë nga Gjykata Speciale.

Por çka ndodh në këtë situatë, kur shefi i Qeverisë e lëshon postin, çka thotë Kushtetuta e Republikës së Kosovës?

Neni 97, pika 5 e Kushtetutës së Kosovës e përcakton edhe situatën në të cilën momentalisht ndodhet vendi.

Neni 95 [Zgjedhja e Qeverisë]5. Nëse Kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë, Qeveria bie, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar Qeverinë.

Pra, sipas Kushtetutës vendi mund të mos shkojë në zgjedhje, por vetëm ta zëvendësojë Kryeministrin. Por, mbtetet të shihet se çfarë do të ndodhë.


Tribunali Ndërkombëtar i Hagës e kishte detyruar Haradinajn që të jepte dorëheqje nga posti i kryeministrit të Republikës së Kosovës në vitin 2004, ndërsa 15 vjet pas Gjykata Speciale e Hagës e ka detyaruar Haradinajn që  përsëri të lëshojë postin e kryeministrit.

Kjo pasi Ramush Haradinaj është ftuar si i dyshuar nga Gjykata Speciale. Lajmin për këtë e ka bërë të ditur vetë Haradinaj në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë.

“ Sapo e informova qeverinë , kam dhënë dorëheqje të parevokueshme prej funksionit të kryetarit të Qeverisë. Arsyeja është se jam ftuar që të intervistohem si i dyshuar nga dhomat posaçme të Gjykatës së Specializaur”, ka treguar Haradinaj në konferencë.

Ai ka treguar se para Gjykatës Speciale do të paraqitet, duke shtuar se në Hagë nuk mund të shkojë si kryetar i Qeverisë por si një qytetar i Republikës së Kosovës.

“Javën tjetër do ta kem intervistimin, dhe kam vlerësuar se atje nuk mund të paraqitem si kryetar i Qeverisë, por si një qytetar i Kosovës. Për me e ruajt nderin e kryetarit të Qeverisë edhe të shtetit, kam menduar se është e drejtë me e marrë këtë vendim”, ka thënë Haradinaj.