Në një postim në Twitter, Rama ka thënë se mjafton të shohësh e të dëgjosh armiqtë e saj, për të kuptuar se sa e drejtë dhe jetike është ajo për Shqipërinë Evropiane.
“3 vjet nga votimi i ndryshimeve kushtetuese për Reformën në Drejtësi, mjafton të shohësh e të dëgjosh armiqtë e saj, për të kuptuar se sa e drejtë dhe jetike është ajo për Shqipërinë Europiane #KrenarpërPS
dhe mirënjohës për miqtë e partnerët në këtë betejë për të ardhmen”, ka shkruar ai në Twitter.