Delegacioni i Partisë për Veprim Demokratik vizitoi Medvegjën

Delegacioni i Partisë për Veprim Demokratik vizitoi Medvegjën

Një delegacion i PVD, në përbërje Shaip Kamberi, Ragmi Mustafa dhe Fatmir Hasani kanë vizituar, gjatë ditës së hëne Medvegjën ku janë takuar me përfaqësues institucional dhe politik shqiptar për të diskutuar për problemet e shumta që ekzistojnë në këtë komunë. Shlyerja e qytetarëve nga regjistri zgjedhor që vjen si pasojë e pasivizimit të vendbanimeve është pasojë e tendencave politike shtetërore për legjitimim juridik të ndryshimit faktik të strukturës së popullsisë.

Po këtë ditë, kryetarja e Kuvendit të Serbisë ka përcaktuar 8 shatorin 2019 për datën e mbajtjes së zgjedhjeve të rregullta lokale për komunën e Medvegjë.
Duke marrë parasysh vështirësitë dhe pengesat e theksuara për shqiptarët Medvegjës si komuniteti më diskriminuar që ka vënë në pikëpyetje edhe mbijetesën e substancës kombëtare shqiptare, Partia për Veprim Demokratik është e gatshme që bashkë me gjitha formacionet politike shqiptare që veprojnë në këtë komunë të shqyrtojë mundësinë e pjesmarrjes me një listë shqiptare në këto zgjedhje.

Vendimin definitiv rreth këtyre zgjedhjeve do ta marrë Kryesia e Partisë për Veprim Demokratik-në ditët në vijim pas konsultimeve të nevojshme.