Hoxhaj takohet me Talat Xhaferin, diskutojnë për ligjin e gjuhës shqipe

Zëvendëskryeminisri i Kosovës, Enver Hoxhaj, është takuar sot me Kryetarin e Kuvendit nga Republika e Maqedonisë, Talat Xhaferin.

Hoxhaj, në një postim të tij në Twitter, është shprehur i kënaqur nga biseda me Kryeparlamentarin shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë.

Ai shkruan se pjesë e bisedës mes tyre ishte edhe miratimi i ligjit për përdorimim zyrtar të gjuhës shqipe në shtetin Maqedonas.

“Bisedë e shkëlqyeshme me Kryetarin e Kuvendit , Talat Xhaferi, mbi punën e parlamentit dhe miratimin e ligjit për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në shtetin e Maqedonisë.Ne ramë dakord  në zgjerimin e bashkëpunimit mes institucioneve shtetërore Maqedonase dhe atyre Kosovare”shkruan Hoxhaj në Twitter.