Meta shkon në Kushtetuese, depoziton kërkesën kundër ligjit për Teatrin

Meta shkon në Kushtetuese, depoziton kërkesën kundër ligjit për Teatrin

Pak orë me vonë Meta njoftoi se në orën 13:00 do t’i drejtohet në Gjykatës Kushtetuese për të depozituar kërkesën për shpalljen antikushtetuese të ligjit për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të shkojë sot në ora 13:00 në Gjykatën Kushtetuese për të depozituar kërkesën për shpalljen antikushtetuese të ligjit për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar”, citohet në mesazhin e shpërndarë për mediat nga zyra e Presidencës.