Kështu të paktën u raportua dje në mediat e vendit.
Nëse një gjë e tillë ndodh, ky veprim i Ramush Haradinajt do të përbënte shkelje të Kushtetutës.
Në lidhje me çështjen në fjalë, nga kabineti i Haradinajt kanë folur për lajmi.net. Ish-zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi për lajmi.net ka thënë se ende nuk ka diçka konkrete.
Mirëpo nuk e ka mohuar se Haradinaj ka planifikuar mbledhje të Qeverisë.
“Nuk ka diçka konkrete. Nuk kemi ndonjë njoftim të sekretariatit”, ka thënë shkurt Gashi për lajmi.net, e cila ka bërë të ditur se nëse ka diçka zyrtare për këtë do të njoftohen edhe mediat.
E njëri nga këshilltarët e ministrave në detyrë për lajmi.net ka thënë se ende nuk kanë marrë ndonjë ftesë për mbledhje të Qeverisë.
“Ne gjithmonë i marrim ftesat kur ka ndonjë mbledhje të Qeverisë. Mirëpo, një të tillë ende nuk e kemi marrë”, ka thënë ai.
Haradinaj dha dorëheqje të parevokueshme të premten që lamë pas.
Shkak i vendimit të tij u bë ftesa e ardhur nga Specialja për intervistim në cilësinë e të dyshuarit.
Haradinaj u intervistua gjatë ditës së djeshme nga prokurorët e Hagës, pyetjeve të të cilëve iu përgjigj me heshtje.