Refuzimi i partive për të hyrë në koalicion me PDK-në, Lladrovci ironizon me “pidpidak”

Kryetari i Drenasit ka ironizuar me deklaratat e partive tjera për përjashtimin e mundësisë për koalicion me PDK-në.

Me anë të një postimi në Facebook të cilit i ka bashkëngjitur fotografinë e lojës që ai e përmendte se e luante në rini, “pidpidak” ai ka thënë se deputeti Milaim Zeka po tregohet personi më korrekt.

Ka thënë se Zeka nuk po i përjashton koalicionet.

Ky është postimi i tij:

Deri më sot, të gjitha partitë janë deklaruar se do të hyjnë vet në zgjedhje (kjo dmth. se të gjithë kanë ambicie dhe sipas tyre mund ta udhëheqin qeverinë), po ashtu, të gjitha partitë janë njëzëri unike, vetëm me PDK-në mos të bëjnë koalicion (dmth. të gjitha partitë do të ishin të lumtura në pushtet pa PDK-në).

Në krejt këtë turbullirë, ma korrekti po del të jetë Milaim Zeka dhe partia e tij, P e K, që theksoi se jo vetëm që do të dalë e vetme, por nuk përjashton koalicione me konstanten politike- kurrë mos thuaj kurrë