Gjatë ditës së sotme në medie u raportua se zëvendëspresidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Agim Bahtiri ka dhënë dorëheqje nga kjo parti.
Në partinë e Behgjet Pacollit nuk janë në dijeni për këtë veprim tër Agim Bahtirit.
Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli, se nuk kanë asnjë shkresë zyrtare në lidhje me dorëheqjen e tij.
“Jo nuk ka dhënë dorëheqje. Unë jam edhe sekretar i përgjithshëm edhe zëvendëspresident sikurse Bahtiri mirëpo s’jam i informuar për këtë. Nuk besoj që ka dhënë dorëheqje, nuk ka shanca. Zyrtarisht nuk kemi asgjë, por në këtë Kosovën tonë gjithçka mundet me ndodhë”, ka deklaruar Makolli.
Mirëpo, lajmi.net gjatë tërë ditës ka provuar që të marrë një përgjigje nga Bahtiri, por gjatë gjithë kohës në telefon është lajmëruar asistentja e tij, duke thënë se Bahtiri është në një takim dhe nuk mund të flasë.
Ajo na këshilloi që t’i dërgonim mesazh e më pas do të përgjigjet në momentin që lirohet mirëpo, pavarësisht insistimit të lajmi.net, Bahtiri nuk është përgjigjur.