Reagon Behgjet Pacolli në lidhje me vendimin e për paraburgimin e Tomor Morinës

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reagur në lidhje me vendimin e Gjykatës së Shkupit për paraburgim me 30 ditë për...

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reagur në lidhje me vendimin e Gjykatës së Shkupit për paraburgim me 30 ditë për ish-ushtarin e UÇK’së, Tomor Morina.

“Përkundër faktit që ne kemi vazhduar angazhimin me autoritetet e Shkupit për të siguruar lirimin e Timor Morinës, kjo ende nuk ka ndodhur”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook.

“Më vjen keq që gjykata e Maqedonisë veriore ka dhënë një urdhër për para-burgim për z. Morina bazuar në një urdhër arresti politik të lëshuar nga Serbia”

Ky është shkrimi i plotë i tij:

Përkundër faktit që ne kemi vazhduar angazhimin me autoritetet e Shkupit për të siguruar lirimin e Timor Morinës, kjo ende nuk ka ndodhur. Më vjen keq që gjykata e Maqedonisë veriore ka dhënë një urdhër për para-burgim për z. Morina bazuar në një urdhër arresti politik të lëshuar nga Serbia. Ne do të vazhdojmë të punojmë për lirimin e tij dhe t’i bëjmë thirrje Shkupit të veprojë si të gjitha vendet në Evropë që i kanë hedhur poshtë këto urdhra politik për arest të lëshuar nga Beogradi. Për një gjë jam i sigurt, që ne nuk do të lejojmë ekstradimin e asnjë qytetari tanë bazuar në fletarrestet e lëshuara nga Beogradi. Kjo është vijë e kuqe për Kosovën.