Nis takimi i Thaçit me kryetaren e KQZ-së

Para pak minutash ka nisur takimi mes presidentit Hashim Thaçi dhe kryetares së KQZ-së, Valdete Daka.

Ndryshe presidenca njoftoi se gjatë ditës së djeshme, në këtë takim pritet që Thaçi të konsultohet me të parën e KQZ-së për hapat e mëtejshëm në rrethanat e krijuara politike.

Në ndërkohë, takimi është i mbyllur për media dhe nuk dihet nëse pas përfundimit të tij do të ketë deklarime për media nga palët.

Është paralajmëruar se i pari i vendit do t’i vazhdojë konsultat me partitë tjera politike në ditët e ardhshme, varësisht nga agjenda dhe zhvillimet brenda vet partive politike përkatëse.

Gjatë ditë së djeshme, Thaçi ka takuar përfaqësuesit e KDTP-së dhe ata të VAKAT nga grupi parlamentar 6+, Ministrin Mahir Yagcilar dhe deputetët Duda Balje dhe Bahrim Sabani me të cilët ka biseduar për zhvillimet politike pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.