Me ftesë të Ambadorit zvicëran në Beograg, Filip Ge, kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi po merrë pjesë në kremtimin e shtetësisë së Zvicrëss të organizuar në Beograd.
Kryetari Kamberi në ketë eveniment të organizuar Ambasada zvicërane në Beograd, po merrë pjesë me përfaqësuesin e diasporës shqiptare në Zvicër, Agron Rahimi.
Agron Rahimi, është pjesë e e Shoqatës së Mërgimtarëve tërnocas “Jehona” në Zvicër, dhe shquhet për organizimet e ndryshme për ruajtjen dhe kultivimin e kulturës dhe traditës shqiptaree.