Certifikohet lista zgjedhore e PVD-së në Medvegjë

Certifikohet lista zgjedhore e PVD-së në Medvegjë

Komisioni komunal zgjedhor në Medvegjë, ka certifikuar sot listën e Partisë për Veprim Demokratik-dega në Medvëgjë, pas përmbushjes së të gjitha kushteve që kjo listë zgjedhore të shpallet.

Emërtimi i listës është PARTIA PËR VEPRIM DEMOKRATIK-Florim Sahiti, ndërsa numri rendor i listës për zgjedhjet e përcaktuara të mbahen më 8 shtator do të jetë nr. 4.

Bartës i listës është nënkryetari aktual i Kuvendit komunal Florim Sahiti, ndërsa në listë janë të përfshirë 11 kanddiatë, të cilët do të garojnë për 25 vende këshilltarësh sa i ka Kuvendi komunal i Medvegjes

Lista e PVD-së është lista e parë shqiptare që është certifikuar për zgjedhjet e shtatorit në Medvegjë.