Thaçi: Falënderojmë Italinë për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës

Hashim Thaçi është takuar gjatë ditës së sotme me me Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi është takuar gjatë ditës së sotme me me Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.

Thaçi ka shprehur mirënjohjen  për popullin Italian dhe kontributin që ata kanë dhënë për Kosovën.

“Është gjithmonë kënaqësi të takohem me Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi. Dy shtetet tona kanë marrëdhënie të shkëlqyera dhe jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për popullin dhe shtetin e Kosovës.”  ka përfunduar shkrimin e tij  presidenti Thaçi.