“Asnjë parti s’mund t’i fitojë zgjedhjet si e vetme”

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu ka folur për zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Kryeziu ka thënë se secila parti mund të dalë e para, mirëpo si e vetme asnjëra nga to nuk mund t’i fitojë zgjedhjet.

Sipas tij, koalicionet parazgjedhore veçmas qe jane mundesi per te percaktuar fituesin e zgjedhjeve, jane mundesi e mire qe qytetaret te votojne duke qene me te informuar.

Ky është postimi i plotë i tij:

Secila parti mund te dale e para, por asnjera si e vetme s’mund ti fitoje zgjedhjet.

Koalicionet parazgjedhore veçmas qe jane mundesi per te percaktuar fituesin e zgjedhjeve, jane mundesi e mire qe qytetaret te votojne duke qene me te informuar.

Koalicionet parazgjedhore na mundesojne qe te japim besimin tone ne menyre me te informuar per programet qeverisese dhe vlerat njerezore qe do i zbatojne keto programe. Na mbajne te pergjegjshem dhe neve si votues, per dallim prej koalicioneve paszgjedhore te cilat besimin qytetar e tjetersojne, menjehere mbas shpalljeve te rezultateve.