Hoxhaj partive politike: Frika nga PDK-ja po ju shtynë të bëni koalicione jo-programore

Hoxhaj partive politike: Frika nga PDK-ja po ju shtynë të bëni koalicione jo-programore

Hoxhaj ka thënë se afrimi i këtyre zgjedhjeve ka shpërfaqur hapur frikën e partive politike prej mbështetjes që po i japin qytetarët PDK-së.

Ai ka thënë se në panik për të siguruar vota, partitë po i harrojnë e neglizhojnë edhe programet e tyre politike si dhe qasjet e ndryshme për shtetndërtimin e Kosovës.

Gjithashtu, Hoxhaj ka shkruar se këto parti politike po nxitojnë të krijojnë koalicione edhe me partitë me orientime programore të kundërta.

Shkrimi i plotë i Enver Hoxhajt në Facebook:

Afrimi i zgjedhjeve ka shpërfaqur hapur frikën e partive politike prej mbështetjes që po i japin qytetarët PDK-së. Në panik për të siguruar sa më shumë vota, ato po harrojnë e neglizhojnë edhe programet e tyre politike si dhe qasjet e ndryshme për shtetndërtimin e Kosovës dhe po nxitojnë të krijojnë koalicione edhe me partitë me orientime programore të kundërta. Ndoshta kështu e zbusin frikën që e kanë nga forca dhe stabiliteti i PDK-së!

Qytetarët e kanë dëshmuar se kanë kulturë demokratike. Ata i kuptojnë dhe analizojnë qëllimet e synimet dhe mbesin besnikë të atij subjekti i cili po ashtu iu qëndron besnik atyre, si në orientim programor, si me forcën për të sjellë edhe vendime të rënda, afatgjate dhe të mira për vendin!

Prandaj PDK vazhdon të jetë forcë bindëse dhe e palëkundur. Votuesi i beson PDK-së dhe PDK i beson votuesit të vet!

Kjo lidhje e fuqishme i tmerron partitë tjera. Kjo lidhje e bën të pashmangshme dhe të paevitueshme fitoren e besimit të qytetarëve!