Në kuadër të Kryqit të Kuq të Preshevës tashmë funksionon dhe kuzhina popullore në të cilën furnizohen me ushqim persona që jetojnë me ndihma sociale ku numri i këtyre personave arrin deri në 400. Kuzhina përveç që realizon ndarjen e ushqimit pranë objektit të Kryqit të Kuq, po ashtu shërbimi bëhet edhe nëpër punkte të përcaktuara për ata persona të cilët nuk kanë mundësi të vinë. Për mënyrën e përgatitjes së ushqimit dhe distribuimit ka folur kuzhinierja e cila përgatit gjellërat dhe realizon poashtu proçesin e shpërndarjes deri tek personat e caktuar.
Personat të cilët janë përfitues me listë në kuzhinën popullore shprehen të kënaqur duke pasur parasysh që një gjë e tillë ka qenë shumë e nevojshme për të gjithë ata me nevoja sociale, ekonomike që të paktën një herë në ditë e kanë të siguruar ushqimin.
Kuzhina popullore me një kualitet të lartë arrinë që t'i shërbejë qytetarëve nën kushte optimale higjieno sanitare duke garantuar ushqim të mjaftueshëm brenda masave të sigurisë.