Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi.
Vizita e kryeministrit malazez pritet të t’i hap rrugë çështjes së demarkacionit mes dy shteteve.
Haradinaj më herët e kishte ftuar homologun malazez për vizitë në Kosovë, për të diskutuar për gjetjen e një zgjidhe për këtë marrëveshje.
Kjo marrëveshje, ratifikimi i së cilës është vënë kusht nga BE për heqjen e vizave vazhdon të kundërshtohet nga disa parti, duke përfshirë edhe atë të kryeministrit Haradinaj.