Ministri serb tregon se miliona euro humbi Serbia nga taksa e Kosovës

Ministri serb tregon se miliona euro humbi Serbia nga taksa e Kosovës

Ministri i Tregtisë së Serbisë, Rasim Ljajiq thotë se dëmi nga futja e taksës për mallrat serbe është rreth 1.07 milion euro në ditë.

Sipas tij, dëmi indirekt është shumë më i madh, që është një humbje e tregut për biznesmenët serbë edhe kur taksa të hiqet.

Ljajiq theksoi për TV Pink se heqja e taksës do të ishte domethënëse për biznesmenët serbë, por që ata nuk do të ktheheshin lehtësisht në atë treg, sepse biznesmenët e vendeve të rajonit e morën atë me mallrat e tyre.

Autoritetet kosovare vendosën taksën prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia në nëntorin e vitit të kaluar.