Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks” organizon akademi përkujtimore për poetin Demush Berisha

Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks” organizon akademi përkujtimore për poetin Demush Berisha

Lajmërohen të gjithë anëtarët e Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë) dhe të interesuarit tjerë se të mërkurën më datë 28.08.2019, duke filluar prej orës 12.00, në lokalet e Bibliotekës së Qytetit “Mehmet Jusufi” në Preshevë do të mbahet AKADEMI PËRKUJTIMORE për poetin Demush Berisha. 

Kjo Akademi organizohet nga Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks” në bashkëpunim me Bibliotekën e Qytetit “ Mehmet Jusufi”. Pjesëmarrja juaj e nderon poetin e ndjerë Demush Berisha, familjarët e tij dhe kulturën letrare në përgjithësi.

P.s. Për anëtarët e Shoqatës, pjesëmarrja është e obligueshme. Bilall Maliqi, kryetar