Në fshatin Jabllanicë të Pejës, Policia e Kosovës ka shkatërruar 755 bimë të substancës narkotike kanabis sativa.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, në vazhdën e hetimeve është zhvilluar një operacion, ku janë çrrënjosur bimët kanabis sativa me gjatësi 1 metër deri në 2.5 metra, të cilat më pas edhe janë shkatërruar me anë të djegies në vendin e ngjarjes.
Më tej është bërë e ditur se personat e dyshuar lidhur me rastin nuk janë të njohur ende për Policinë dhe se rasti është nën hetime.