• E mërkurë / Jan-29 02:52
  • Kontakt

Sami Salihu uron PVD-në, APN e fyen për ditëlindje

Sami Salihu uron PVD-në, APN e fyen për ditëlindje

Se në Luginë të Preshevës ka ende politikan normal, te edukuar dhe me kulturë politike tregon urimi i Sami Salihut, Kryetar i Lr Pdsh, i cili duke qenë në pushtet i uroi ditëlindjen partisë opozitare në Preshevë, Partisë pët Veprim Demokratik. Në urimin e z.Salihu drejtuar Kryetarit të PVD-së Shaip Kamberit thuhet:

I nderuar Z. Kamberi.

Në pëvjetorin e 29-të të themelimit të Partisë për Veprim Demokratik, kësaj force të rëndësishme politike e cila u themelua dhe veproi në kohëra të vështira në Luginë të Preshevës, kam kënaqesinë t’i uroj udhëheqësisë, antarëve dhe simpatizantëve të saj suksesin në përmbushjen e përgjegjësive në funksion të së ardhmes së përbashkët.

Me respekt!

Sami Salihu

Në anën tjetër, udhëheqësi i Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti gjithashtu u deklarua me rastin e ditëlindjes së partisë më të madhe në Luginë, jo me ndonjë urim por duke e quajtur parti diktatoriale, „29 vjet histori!Me vetëm një kryetar në Parti!Kjo është diktaturë, e jo demokraci, shkroi Arbër Pajaziti.

Përndryshe, Partia për Veprim Demokratik feston ditlindjen e saj të 29-të. PVD është subjekti i parë politik i shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Që nga themelimi i saj e deri më sot vazhdon të mbetet subjekti më i madh politik në Luginë. PVD momentalisht është në pushtet në dy komunat e Luginës, në Bujanoc dhe në Medvegjë kurse në Preshevë është parti opozitare. Pvd gjithashtu udhëheq me Këshillin Kombëtar Shqiptarë dhe përfaqson shqiptarët e Luginës në Parlamentin republikan me deputetin e vetëm i cili gjithashtu i përket PVD-së.