Vuçiq: Nuk dua të shes mjegull, SHBA nuk heq dorë nga Kosova e pavarur

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka bërë deklarata të reja për Kosovëna pas takimeve të zhvilluara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se gjatë bisedave me zyrtarët e lartë amerikan të shtetit e konsideroi të rëndësishme që i njoftoi për qëndrimet e Serbisë.

Ai ka thënë se nuk vjen në shprehje që Kosova të fitojë të gjitha e Serbia të mos marrë asgjë.

“Nuk mund të shes mjegull dhe të them se Amerika do të heq dorë nga Kosova e pavarur, nuk dua të jap premtime të rrejshme për qytetarët”, deklaroi Vuçiq në lidhje direkte për “RTS”.

Ai ka shtuar se sheh se shumëkush në Serbi ka marrë pjesë në krijimin e kushteve për marrjen e vendimit për shpalljen e pavarësisë nga Kosova.

“Ky nuk është në tërësi qëndrim i ri i SHBA-ve. Ata më 2008 e kanë njohur Kosovën e pavarur. Amerika është fuqi e madhe e cila atë vendim nuk do ta ndryshojë. Një gjë e mirë është se ata mbështesin rrugëtimin tonë evropian, gjëja e dytë e mirë është që ata të mos hyjnë në atë se si do të duhet të duket marrëveshja, por është me rëndësi të arrihet një marrëveshje mes serbëve dhe shqiptarëve”, u shpreh ai.

Sipas tij, një gjë e keqe është që SHBA kërkon njohje të ndërsjellë mes Beogradit dhe Prishtinës.

“Në thelb, nuk është risi e madhe, pak a shumë e kemi pritur. Unë u kam treguar se cilat janë qëndrimet tona, u kam thënë se mundësia që shqiptarët të fitojnë të gjitha e serbët të mos fitojnë asgjë, nuk pranohet. Gjëra të tilla nuk duhet të bëhen fjalë, ndoshta me ndonjë udhëheqësi tjetër”, u shpreh ndër të tjera Vuçiq.