Jeremic: Vucic do ta nënshkruajë pavarësinë e Kosovës, ne s’dalim në zgjedhje as atje as këtu

Jeremic: Vucic do ta nënshkruajë pavarësinë e Kosovës, ne s’dalim në zgjedhje as atje as këtu

Kryetari i Partisë Popullore të Serbisë, Vuk Jeremic, i famshëm në Serbi e ngado për fiaskon me Gjykatën Ndërkombëtare, sot e akuzoi kundërshtarin e tij politik në Serbi, Presidentin Aleksandar Vucic se ka ofruar të nënshkruaj marrëveshje gjithëpërfshirëse që nënkupton pranimin e pavarësinë e Kosovës.

Jeremic duke biseduar për vizitën e Presidentit serb në SHBA, tha se “synimi kryesor i Vucic me Sekretarin e Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, ishte të i paraprij e zbus qëndrimin negativ të administratës amerikane ndaj faktit se ne jetojmë nën diktaturë  dhe se zgjedhjet në pranverë do mbahen nën rrethana jo të rregullta”.

Vuk Jeremic e shpjegoi qëllimin e Vucic me atë që pritej nga opozita serbe, se për ta arritur këtë ai është shitur sipas tij.

“Për ta arritur këtë, ai ofroi që në një të ardhme të afërme do të nënshkruaj marrëveshje gjithëpërfshirëse me Prishtinën, e ai, duke parë njoftimin e Departamentit të Shtetit, nënkupton njohjen e ndërsjellë mes Serbisë e Kosovës” tha Jeremic.

Jeremic shtoi se nuk ka më kuptim që të bisedohet me Vucic dhe se gjasat që qëndrimet të ndryshojnë në shtator janë aq sa që Toka të goditet nga asteroidi ka thënë sot për gazetën serbe Danas.

Jeremic për zgjedhjet e ardhshme në Kosovë tha se partia e tij do t’i bojkotojnë dhe u mundua ta arsyetoj se nuk është ikje nga gara por e kundërta “lufta më e sinqertë për të mirën e qytetarëve”.

Ai shtoi se “niveli kriminalizimit dhe presionit në veri të Kosovës dhe në enklavat e jugore në Kosovë është më i madh edhe se në Serbi”. Sipas Jeremic ‘bashkatdhetarët tanë atje më të rrezikuar e kanë edhe më pak të drejtë të shprehin vullnetin e tyre. Prandaj Partia Popullore do të bojkotojë zgjedhjet e ardhshme në Kosovë, pasi nuk duam që asaj dhunë t’i japim legjitimitet.