Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj pas shpërndarjes së Kuvendit ka thënë se Qeveria e tij ka qenë ajo që i ka sjellë Kosovës ndryshime të mëdha, që askush nuk i ka bërë deri tani, dhe tha se nuk është pishman që ka krijuar Qeverinë me PDK’në duke shtuar se ka kryer punë të mira.
“Qytetarët duhet të fokusohen tek konceptet politike. Nuk jam pishman për koalicionin qeverisës”, ka thënë Haradinaj.
Ndërsa, Haradinaj është shprehur i gatshëm për ndonjë koalicion edhe me Nismën dhe AKR’në,
“Jemi të hapur edhe për Nismën dhe AKR’në. Do të bashkëpunojmë me këto parti në rast të vullnetit të tyre. Kosova ka dërguar një rast të pjekurisë politike me vendimin e sotëm për shpërndarjen e Kuvendit”, tha Haradinaj.
Kurse, lidhur me akuzat që i pari i VV’së, Albin Kurti i dha për qeverinë e tij, Haradinaj tha se ai ka qenë më i mërzituri kur ka dhënë dorëheqje
“Jemi të hapur edhe për Nismën dhe AKR-në. Do të bashkëpunojmë me këto parti në rast të vullnetit të tyre. Kosova ka dërguar një rast të pjekurisë politike me vendimin e sotëm për shpërndarjen e Kuvendit”, tha Haradinaj.
Kurse, lidhur me akuzat që i pari i VV’së, Albin Kurti i dha për qeverinë e tij, Haradinaj tha se ai ka qenë më i mërzituri kur ka dhënë dorëheqje.