Totaj: VV ka frikë ta luftoj korrupsionin, po rrezikon raportin me SHBA-të

Totaj: VV ka frikë ta luftoj korrupsionin, po rrezikon raportin me SHBA-të

Totaj në një postim në Facebook ka thënë se Vetëvendosje ka frikë të marrë vendime që e luftojnë korrupsionin sic ka bërë PDK-ja.

“Është e papranueshme që edhe pas reagimit të shoqërisë civile në Prizren dhe Ambasadës Amerikane të mos merret ende asnjë vendim për shkarkimin e drejtorit me aktakuzë nga Mytaher Haskuka. Duket që Vetëvendosje ka frikë të marrë vendime që e luftojnë korrupsionin”, shkruan Totaj.

“Ata duhet ta largojnë këtë zyrtar të lartë me aktakuzë siç kemi bërë ne nga partia dhe të cilën do ta bëjmë njëjtë edhe në qeverinë e ardhshme. Ata vetëm flasin por nuk kanë guximin të marrin veprime të këtilla”, ka shkruar Totaj.